11 Arsye pse të Investosh në Shqipëri
Një vend ku marrin jetë reforma të shpejta, dhe që fokusohet në lehtësimin e të bërit biznes, një vendodhje strategjike, aksesi në tregun e lirë , taksat e ulëta dhe stimujt ekonomikë, si dhe një forcë pune të motivuar, të edukuar dhe konkurruese, e bëjnë Shqipërinë një destinacion të shkëlqyer për investime.
1.POTENCIAL I HAPUR DREJT TREGJEVE RAJONALE, EUROPIANE DHE GLOBALE
- Pozicion strategjik për qasje në tregjet Europiane dhe në rajonin e Ballkanit
- E vendosur në qendër të korridoreve më të mëdha të Europës.
- Porta e hyrjes në 4 porte kryesore, Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë:
* Porti i Shëngjinit është potencialisht më i thelli (25 m) në rajon dhe në detin Mesdhe.
2. TREG I ORIENTUAR
- Ekonomia shqiptare është tërësisht e hapur dhe karakterizohet nga një tregti plotësisht e liberalizuar
- Ekonomia më elastike e Europës Juglindore
- Ekonomia e vetme në rajon që nuk ka kaluar periudhë recesioni
3.MJEDIS I FAVORSHËM DHE KOSTO TË PËRSHTATSHME PËR TË BËRË BIZNES
- përfitime tatimore dhe incentivues në sektorët strategjik të investimeve
- Sistemi Online për regjistrim dhe pagesat e taksave
- Korniza ligjore e biznesit shqiptar është në përputhje me legjislacionin e BE-së
4. MODELI ONE-STOP-SHOP
- Proçedura të shpejta & transparente të licencimit të biznesit, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit
- Regjistrimi i një biznesi të ri brënda 24 orëve dhe pa kosto.
- Mundësi të leverdishme për investime nëpërmjet partneritetit publik – privat
- Mundësi të leverdishme për investime në sektorë në zhvillim të qëndrueshëm: * Energjia e Rinovueshme* Industria e Minierave * Turizëm * Agrobiznes * Transport & Logjistika * Prodhim industrial * Shërbime e TIK
6. KORNIZË LIGJORE MBËSHTETËSE PËR FDI
- Nuk kërkohet asnjë autorizim paraprak nga qeveria dhe të gjithë sektorët janë të hapur për investitorët e huaj
- Nuk ka kufizime për kompanitë e huaja
- Nuk ka kufizim të pjesës të përqindjes së pjesëmarrjes së huaj në kompani – pronësia 100% e huaj është e mundur
- Mbrojtje e veçantë shtetërore e investitorëve të huaj nga shteti shqiptar në rast konflikti juridiko-civil me palë të treta private
- Investitorët e huaj kanë të drejtë të dërgojnë jashtë vendit të gjitha kontributet në natyrë të investimeve të tyre. Nuk ka kontrolle të këmbimit valutor.
7. FORCË PUNËTORE E AFTË DHE KRIJUESE
- Aftësi në gjuhë të huaja. (Anglisht, Italisht dhe Greqisht fliten gjerësisht. Frengjisht dhe Gjermanisht janë të përfshira në sistemin arsimor)
- 57% e popullsisë nën moshën 35 vjeçare
- Mbi 1.071.948 të rinj, profesionistë të mirë-arsimuar dhe të motivuar
- Rreth 116,292 studentë të regjistruar në vit
8. KOSTO TË PUNËS TËRHEQËSE
Paga minimale më e ulët në rajon 157 Euro
9.SISTEM FAVORIZUES I TAKSAVE
- Shkalla tatimit mbi fitimin e Korporatave- 15%
- Shkalla e tatimit mbi të ardhuart personale 0-23%
- Sistemi taksues favorizues për bizneset e vogla
- Traktate për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë me mbi 30 vende
- Sistemi i taksave në Shqipëri nuk diskriminon investitorët e huaj dhe nuk ka asnjë ndërmjet investitorëve të huaj dhe atyre vendas
10. ZHVILLIM I SHPEJTË I INFRASTRUKTURËS
- Infrastrukturë e re dhe në përmirësimin në transport, telekomunikacion dhe energji
- Zhvillim dhe kosto të ulëta të transportit detar
- Transport rrugor dhe mekanizma të drejtpërdrejtë me shumicën e vendeve të BE-së
11. DESTINACION I REKOMANDUAR TURISTIK
- Shqipëria është radhitur në vendin e 4 ndër ” 52 vende për të vizituar në 2014″ nga New York Times
- Ndër Destinacionet kryesore në 2012 – nga “Frommer’s Travel Guide”
- E para nga 10 vendet më të mira për tu vizituar 2011 – nga Lonely Planet
Perditsohu
Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.