Termat & Kushtet

Irea Property pervec veprimtaris se saje si agjensi imobiliare,ofron dhe sherbimin e rezervimeve te akomodimeve te ndryshme qe disponon kryesisht gjate sezonit te veres.Me posht ju do te njiheni me Termat dhe Kushtet si dhe menyrat e rezervimit.

Termat & Kushtet e Rezervimit

 

Nese Ju do te rezervoni nje akomodim nepermjet faqeve tona www.Shtepi-Pushimi.al  ne Shqip dhe www.albania-vacation.com  ne Anglisht atehere Ju keni lexuar dhe pranuar keto Kushte.

1 – Rezervimi

Per te bere rezervimin me pare duhet te na dergoni nje email ne formen e kontaktit qe ndodhet posht cdo akomodimi.
Brenda 24 oreve ne  do ju dergojm  konfirmimin e disponibilitetit se bashku me informacionin ne lidhje me cmimin dhe format e pagesave.

Per te konfirmuar rezervimin gjithmon nevojitet nje kapar rezervimi (me vler 25-50% te shumes) te cilin duhet ta dergoni brenda afatit te percaktuar.
Menjehere pas dergimit te kaparit ju duhet te na dergoni me email faturen e pageses , pas parjes se fatures se pageses per kaparin ne do te dergojm konfirmimin e rezervimit sebashkull me Voucherin/Kuponin e rezervimit i cili do te sherbej si nje kontrat midis nesh.
Mos dergimi i kaparit te rezervimit brenda afatit te percaktuar nga ne do  te shkaktoj kancelimin e rezervimit tuaj.

2 – Menyrat e kryerjes se pagesave

Transferta Bnakare ne llogarine bankare  e cila do t’jepet nga ne sapo te kemi mare kerkesen per rezervim.

Transferta cash Ju mund ti dergoni pagesat nepermjet sherbimit te transfertave si WestrenUnion, MoneyGram ose Postes Shqiptare.
Klienti duhet te paguaj te gjitha tarifat e transaksioneve bankare, ne duhet te marim shumen e sakt te kaparit.

Cash. Ju mund te paguani cash prane zyrave tone ne Vlore

3 – Tarifa e rezervimit

Tarifa e rezervimit ose komisioni i rezervimit eshte 10 % e shumes totale.

4 – Cmimet dhe taksat

Te gjitha cmimet e publikuara jane ne Euro dhe ne to perfshihen te gjitha taksat qe aplikohen ne sistemin e taksave te Republikes se Shqiperise. Irea Property  rezervon te drejten te ndryshoj cmimet e publikuara perpara se Ju te kryeni nje rezervim.
5 – Ndryshimet ne nje rezervim

Nese Ju deshironi te ndryshoni nje rezervim, Ju dueht te kontaktoni me ne nepermjet emailit  per te bere ate ndryshim, nese eshte e mundur.
Nese Ju kerkoni te ndryshoni akomodimin ose destinacionin, kjo do te konsiderohet kancelim.
Pra Ju mund te kerkoni ndryshime per rezervimin vetem brenda te njejtit akomodim.

6 – Kancelimet

Kancelimet mund te behen vetem me shkrim (fax,email) nga personi qe ka bere rezervimin jo me pak se 15 dite nga dergimi i kaparit.
Ne raste se nje pushues qe ka rezeruar nje akomodim nuk paraqitet ne kete akomodim deri ne oren 20:00 te dites se pare te rezervimit atehere ku rezervim do te konsiderohet i kanceluar.
Ne raste kancelimi mbahet 100% e kaparit te rezervimit.

7 – Kancelimet nga ana jone

Ne raste te rralle, nese ne  duhet te kanceloj nje rezervim, atehere ne do t’ju ofrojme alternative te ngjashme me rezervimin e kanceluar, pa ndonje kosto extra.
Nese alternativat qe ne paraqesim nuk jane te kenaqshme per Ju, ne do t’Ju rimbursojme per pagesen e kryer nga Ju per kaparin e rezervimit.

8 – Pergjegjesite

Pershkrimet foto dhe informacionet e tjera qe gjenden ne cdo akomodim jane me pare te verifikuara nga Agjentet tane.

Ruajtja e sendeve personale me vlere jane nen pergjegjesine tuaj. Pergjegjesia jone per sherbimet e ofruara ose te munguara, ne cdo rast eshte e limituar ne vleren e kaparit te rezervimit te paguar nga ju.
Ne nuk mbajme pergjegjesi per demtime, humbje apo evente te shkaktuara nga fuqite madhore ku si te tilla konsiderohen stuhite, era, reshjet, permbytjet, termetet, uji, zjarri, shkarje dheu, aksidente rrugore, qeveria, lufta, epidemite, katastrofa industrial, nga akte kriminale dhe cdo event tjeter qe nuk mund te kontrrollohet nga ne ose nuk mund te shmanget pamvaresishte perpjekjeve tona te sinqerta.
Gjithashtu, ne nuk mbajme pergjegjesi per vonesa ne transportin drejt dhe nga akomodimi I perzgjedhur.
Ne raste te tilla ne Ju keshillojme te kontaktoni me nje kompani siguracioni.

9 – Ankesa

Ne rastin e rralle, nese keni ankesa ne lidhje me akomodim tuaj, duhet menjehere te komunikoni me agjensin ne nr e telefonit qe do ju jepet  dhe te kerkoni nje zgjidhje te problemit.
Nese Ju nuk na informoni per problemin, gjate periudhes qe Ju ndodheni ne akomodim, atehere ne nuk do te kemi mundesi ta zgjidhim problemin pasi Ju te jeni kthyer ne vendbanimin tuaj.

10 – Mberritja dhe largimi nga akomodimi

Mbritja ne akomodim behet pas ores 11:00 dhe largimi para ores 10:00 , ne rast se keto orare jane te pamundura per ju,Ju duhet te kontaktoni me ne per ndryshimin e orareve
11 – Depozita e garancise (per demtime te mundshme ne akomodim)

Perpara largimit nga akomodimi  do te kontrrollohet  akomodimin per mungesa apo demtime te mundshme dhe ne raste se dicka mungon apo eshte demtuar, ju duhet  te paguani 100% te demit te shkaktuar.

12 – Kujdesi ndaj prones 

Ju lutemi ta mbroni dhe te respektoni akomodimin, duke mos e demtuar ate dhe duke mos shqetesuar perdoruesit e tjere te akomodimit. Ju duhet ta dorezoni ate ne gjendjen qe e moret ne dorezim kur mberitet. Akomoduesi do te kontrrolloj akomodimin perpara largimit tuaj dhe nese konstaton demtime atehere ai do kerkoje nga Ju te paguani per demin e shkaktuar. Nese Ju demtoni akomodimin ose shqetesoni pushuesit e tjere, pronari I akomodimit mund te kerkoj te largoheni nga akomodimi. Ne kete raste ne nuk kemi detyrim te gjejme nje akomodim tjeter per Ju ose t’Ju rimbursojme.

13 – Siguracion

Ne I rekomandojme klientet tane te pajisen me siguracionin e tyre personal per cdo raste nga kompanite e siguracioneve.

14 – Numri I personave ne akomodim

Numri I personave qe perdorin akomodimin nuk mund te jete me I madhe se numri I personave qe eshte percaktuar ne rezervim.Ne rast te kundert ne kemi  te drejte te kancelojm rezervimin  nese numri I personave qe do perdorin akomodimin eshte me I madhe se numri I personave te percaktuar ne rezervim.
Ne raste se ju do te paraqiteni ne akomodime me shume persona se sa eshte percaktuar ne rezervim atehere, Ju do te paguani tarifen perkatese per personat ekstra.

15 – Mbrojtaj e te dhenave personale

I gjithe informacioni qe ka lidhje me te dhenat personale te klientit eshte konfidencial dhe do perdoret vetem nga ne si dhe pronaret e akomodimeve.Ky informacion si dhe te thenat tuaja personale ne as nje rast nuk do te ndahen me te tret
16 – Kontrata

Keto kushte rezervimi  perbejne nje kontrate te lidhur ndermjet pushuesve  dhe ne . Kjo kontrate zbatohet konform legjislacionit Shqiptar dhe nen juridiksionit e gjykatave Shqiptare.
Keto Terma e Kushte Rezervimi jane te vlefshme qe prej Janarit 2013