Lalzi Bay Rezort

Gjiri i Lalzit,Durres Web Reference: Prona3963
€30,461
  • Property size 30 m²
  • Property size 0 Garazhe
  • Property size 1 Dhomë
  • Property size 1 Tualet
+355 692125229
Irea Property +355 692125229 Email this agent

Fotografit

Lalzit Bay Resort dhe Spa do të sigurojë komoditet 5 yjesh, shërbime dhe luks të pakualifikuar, duke e bërë atë një nga destinacionet më të dëshirueshme turistike  në Mesdheun Lindor. Master Plani i fshatit turistik është projektuar nga arkitektët me famë ndërkombëtare WoodsBagot dhe do të ketë vetëm akomodim të klasit të parë dhe objekte të kohës së lirë të dizenjuara me përpikmëri duke përdorur materiale tradicionale dhe të qëndrueshme. Të gjitha banesat do të ndërtohen me një fokus në cilësi të jashtëzakonshme dhe vëmendje në detaje.Lalzit Bay Resort dhe Spa do të ofrojë specifikime të larta për vilat dhe apartamentet të cilat ofrojnë një strehë të mahnitshme dhe me çmimet më të arritshme në bregdetin e Mesdheut.
Dizajn i thjeshtë dhe elegant Ndërtesat dhe peizazhet në të gjithë resortin, kombinojnë thjeshtësinë dhe elegancën për të krijuar një vend të mrekullueshëm për pushime. Banesat rezidenciale kanë linja të pastra gjeometrike të plotësuara edhe nga fasadat me xhama, ballkonet dhe tarracat, të cilat së bashku krijojnë një ekuilibër të përsosur mes jetesës së brendshme dhe të jashtme.Me një fasadë mbresëlënëse prej 300 m plazh privat dhe duke zënë një sipërfaqe prej 200.000m2 (20 hektarë), Resorti turistik do të ndërtohet me një densitet të ulët prej vetëm 21% dhe ndërtesat do të jenë e ulëta me një lartësi maksimale prej 4 katesh drejt fundit të resortit.Të gjitha banesat brenda fshatit turistik janë të rrethuara me kopshte të bukura, me pishina dhe me rrugë të izoluara për këmbësorë. I gjithë trafiku i automjeteve do të drejtohet përgjatë rrugëve në kufijtë e Rezortit, duke minimizuar kështu ndikimin e tyre mbi banorët dhe mysafirët.Tashmë një nga Rezortet më të kërkuara bregdetare në Shqipëri, Lalzit Bay Resort dhe Spa është një mundësi e jashtëzakonshme investimi për qiradhënie apo një zgjedhje e jetesës për ata që kërkojnë të blejnë një shtëpi pushimi.

Resorti ofron Studio me cmim qe fillon nga 30461 euro , Apartamente me cmim nga 50 318 euro , VIla me cmim nga 239 063 euro

 

Kerko me shume detaje per kete prone

 

Vendodhja ne Hart