11 Arsye pse të Investosh në Shqipëri

Një vend ku marrin jetë reforma të shpejta, dhe që fokusohet në lehtësimin e të bërit biznes, një vendodhje strategjike, aksesi në tregun e lirë , taksat e ulëta dhe stimujt  ekonomikë, si dhe një forcë pune të motivuar, të edukuar dhe konkurruese, e bëjnë Shqipërinë një destinacion të shkëlqyer për investime.

Tirana, Albania

Tirana, Albania

1.POTENCIAL I HAPUR DREJT TREGJEVE RAJONALE, EUROPIANE DHE GLOBALE

  • Pozicion strategjik për qasje në tregjet Europiane dhe në rajonin e Ballkanit
  • E vendosur në qendër të korridoreve më të mëdha të Europës.
  • Porta e hyrjes në 4 porte kryesore, Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë:

* Porti i Shëngjinit është potencialisht më i thelli (25 m) në rajon dhe në detin Mesdhe.

2. TREG I ORIENTUAR

  • Ekonomia shqiptare është tërësisht e hapur dhe karakterizohet nga një tregti plotësisht e liberalizuar
  • Ekonomia më elastike e Europës Juglindore
  • Ekonomia e vetme në rajon që nuk ka kaluar periudhë recesioni

3.MJEDIS I FAVORSHËM DHE KOSTO TË PËRSHTATSHME PËR TË BËRË BIZNES

  • përfitime tatimore dhe incentivues në sektorët strategjik të investimeve
  • Sistemi Online për regjistrim dhe pagesat e taksave
  • Korniza ligjore e biznesit shqiptar është në përputhje me legjislacionin e BE-së

 

4. MODELI ONE-STOP-SHOP

  • Proçedura të shpejta & transparente të licencimit të biznesit, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit
  • Regjistrimi i një biznesi të ri brënda 24 orëve dhe pa kosto.
 5. NJË SHULLOJSHMËRI ZGJEDHJESH PËR  INVESTIME
  • Mundësi të leverdishme për investime nëpërmjet partneritetit publik – privat
  • Mundësi të leverdishme për investime në sektorë në zhvillim të qëndrueshëm: * Energjia e Rinovueshme* Industria e Minierave * Turizëm * Agrobiznes * Transport & Logjistika * Prodhim industrial * Shërbime e TIK

  6. KORNIZË LIGJORE MBËSHTETËSE PËR FDI

  • Nuk kërkohet asnjë autorizim paraprak nga qeveria dhe të gjithë sektorët janë të hapur për investitorët e huaj
  • Nuk ka kufizime për kompanitë e huaja
  • Nuk ka kufizim të pjesës të përqindjes së pjesëmarrjes së huaj në kompani – pronësia 100% e huaj është e mundur
  • Mbrojtje e veçantë shtetërore e investitorëve të huaj nga shteti shqiptar në rast konflikti juridiko-civil me palë të treta private
  • Investitorët e huaj kanë të drejtë të dërgojnë jashtë vendit të gjitha kontributet në natyrë të investimeve të tyre. Nuk ka kontrolle të këmbimit valutor.

7. FORCË PUNËTORE E AFTË DHE KRIJUESE

  • Aftësi në gjuhë të huaja. (Anglisht, Italisht dhe Greqisht fliten gjerësisht. Frengjisht dhe Gjermanisht janë të përfshira në sistemin arsimor)
  • 57% e popullsisë nën moshën 35 vjeçare
  • Mbi 1.071.948 të rinj, profesionistë të mirë-arsimuar dhe të motivuar
  • Rreth 116,292 studentë të regjistruar në vit

8. KOSTO TË PUNËS TËRHEQËSE

Paga minimale më e ulët në rajon 157 Euro

9.SISTEM FAVORIZUES I TAKSAVE

  • Shkalla tatimit mbi fitimin e Korporatave- 15%
  • Shkalla e tatimit mbi të ardhuart personale 0-23%
  • Sistemi taksues favorizues për bizneset e vogla
  • Traktate për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë me mbi 30 vende
  • Sistemi i taksave në Shqipëri nuk diskriminon investitorët e huaj dhe nuk  ka asnjë ndërmjet investitorëve të huaj dhe atyre vendas

10. ZHVILLIM I SHPEJTË I INFRASTRUKTURËS

  • Infrastrukturë e re dhe në përmirësimin në transport, telekomunikacion dhe energji
  • Zhvillim dhe kosto të ulëta të transportit detar
  • Transport rrugor dhe mekanizma të drejtpërdrejtë me shumicën e vendeve të BE-së

11. DESTINACION I REKOMANDUAR TURISTIK

  • Shqipëria është radhitur në vendin e 4 ndër ” 52 vende për të vizituar në 2014″ nga New York Times
  • Ndër Destinacionet kryesore në 2012 – nga “Frommer’s Travel Guide”
  • E para nga 10 vendet më të mira për tu vizituar 2011 – nga Lonely Planet